Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ishte pjesë e një mbrëmje muzikore që u mbajt në Gjakovë.
Duket se atij i pëlqeu perfomanca e këngëtares së njohur Jehona Sopi.
“Përgëzime Jehonës për performancën dhe Gjakovës për dashurinë që vazhdon t’i japë artit e kulturës”, tha Haradinaj.
“Gjakova e atdhedashurisë, kulturës dhe artit, sonte ishte mikpritëse e një mbrëmjeje të veçantë muzikore. Në një ambient festiv, me familjarë, miq dhe personalitete të shumta, Jehona Sopi dhuroi një interpretim të jashtëzakonshëm”, theksoi ai.