Live

Haradinaj: Rënia e lirisë së medias në Kosovë pasojë e frikës dhe kontrollit politik

11:37 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj rënies së lirisë së medias  për 24 pozita në Kosovë, duke e cilësuar këtë si pasojë të frikës, kontrollit dhe arrogancës politike.

Ai përmes një postimi në Facebook, theksoi se liria e shtypit është fituar me sakrificë dhe nuk duhet të shkëmbehet kurrë për heshtje.

“Kjo nuk është mënyra si nderohet lufta për liri. Një qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli i vet”, shkroi tutje Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua