Live

“Hardh Fest” zbret në Rahovec me shumë befasi

08:45 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Me një sërë aktivitetesh kulturore prej16 deri më 18 gusht në Rahovec do të mbahet festivali i rrushit dhe verës “Hardh Fest”

Me moton “Një got për mot” sivjet mbahet jubileu i 5 -vjetorit të ribrendimit të Hardh Festit.

Siç është bërë e ditur nga organizatori këtë vit në Rahovec do të performojë vokalisti i rock grupit të mirënjohur botëror, Rainbow, Ronnie Romero. Ai do të performojë në Hardh Fest 2019 pas turneut të tij shumë të suksesshëm nëpër Evropë.

Siç njoftojnë organizatorët, Ronnie Romero do të jetë i shoqëruar nga rock bendi shumë i suksesshëm, Eridan.

Përveç Ronnie Romero, në “Hardh Fest’ do të performojnë edhe Elton Deda, Aleksander Gjoka, Redon Makashi etj.

Pastaj rock grupi më i famshëm i rokut alternativ në Hungari, THE MOOG.

Nga Rock Grupet tjera prezentë në festival, do të jenë edhe Rahoveci All Stars, Votra dhe 4X4.

Shpërndaje në

U Kopjua