Live

Harry Kane në histori, bëhet golashënuesi numër një te Anglia

22:08 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ylli i Tottenham Hotspurit, Harry Kane ka vendosur rekord historik duke u bërë goalshënuesi numër një te kombëtarja e Anglisë.

Qendërsulmuesi realizoi golin e 54-të në histori duke tejkaluar legjendën angleze Wayne Rooney.

Gol nga pika e bardhë ndaj Italisë do të jetë i paharrueshëm për Kane, që tani i prinë listën për më së shumti gola në fanellën e “Tre Luanëve”.

Pas Kane, renditen Rooney (53 gola), Sir Bobby (49 gola), Gary Lineker (48 gola) dhe Jimmy Greaves (44 gola).

“Golashënuesi numër një në histori të Anglisë. Urime Harry Kane”, shkroi Federata Angleze në “Twitter”.

Kane nuk do të ndalet më kaq ngase ka pranuar se tani synon rekordin e Alan Shearer për më së shumti gola në histori të Premierligës.

Shpërndaje në

U Kopjua