Live

Hasani: Dorëheqja e Kurtit ishte hajgare me institutucionet, Konjufca s’ka kompetenca ta pranojë

21:40 / 15 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se në rastin e certifikimit të kandidatëve nga ekzekutivi nuk ka pasur dorëheqje të vërtetë dhe se Glauk Konjufca nuk ka qenë autoritet kompetent për ta pranuar atë.

Sipas tij, nëse do të respektohej ligji, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të duhej të vazhdonte pa dorëheqje të dorëzuar në mënyrë formale.

“Nuk është dorëheqje. Absolut, do të thotë ajo, ajo është – këta anglisht thonë mockery – është abuzim, hajgare, tallje me institucionet, po, sepse ai u drejtohet personit të jokompetent. Glauku asnjë funksion s’ka në Kosovë, ai nuk është kryetar, vendi nuk ka as ushtrues detyre”, tha Enver Hasani.

Hasani tha se KQZ-ja duhej të kërkonte dorëheqjen që në fillim, pasi ligji e kërkon atë në momentin e certifikimit.

“KQZ-ja, kryetari i KQZ-së është jurist i mirë, nuk e kuptoj pse që në fillim nuk ka lyp me i dorëzu dorëheqjes, siç e kërkon ligji. Ai ligj ka kërku dhe kërkon dorëheqjen në momentin e certifikimit… në fakt, ashtu është edhe po të shikohet fillimi i mandatit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kur e cakton papajtueshmërinë e funksionit ekzekutiv me atë të deputetit”, tha Hasani në ATV.

Shpërndaje në

U Kopjua