Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë dhe e propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka arritur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës.
Ajo iu është shmangur gazetarëve dhe s’ka dhënë përgjigje në pyetjet e tyre se ai ka siguruar votat për t’u bërë kryetare e Kuvendit.
Haxhiu është futur brenda Kuvendit me shpejtësi.
As kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka folur kur është pyetur nga gazetarët nëse i kanë votat për kryetar të Kuvendit.