Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçit, për të cilin tha se padrejtësisht nuk u lejua që të merrte pjesë.
Haxhiu tha se në varrim, Haxhi Thaçit i mungoi i biri, por nuk mungoi populli me mbështetje masive nga të gjitha viset.
“I mungoi i biri por nuk mungoi populli me mbështetjen masive nga të gjitha viset shqiptare”.
“Lamtumirë baca Haxhi! Ti ke lënë vepra të mëdha, ke mbjell farën e atdhetarizmit”, tha Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.
Ish-presidenti Thaçi nuk është lejuar nga Gjykata Speciale që të merrte pjesë në varrimin e babait, të cilin e vizitoi më 13 mars të këtij viti në QKUK, ku ishte i shtrirë.