Live

Haziri: Dialogu me Serbinë nuk pret më, opozita, Kurtit, ia dha përkrahjen “hedije”, pro bono, tash është koha ta mbyllim këtë kapitull!

18:15 / 15 Shtator 2022

Nga Kosova Live

GAZETARE: LEJLA SHABANI

Në një intervisë ekskluzive për Kosova Live, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lutfi Hazirit, tha se dialogu duhet ta ketë njohjen reciproke dhe duhet të përfundoj me normalizim të plotë. /Kosova.Live/

Sa i përket çështjes së pajtimit mes dy palëve, Kosova ka dhënë shumë në këtë proces, kurse problemet teknike ti lëjm anash dhe mos të merremi me to që mos të humbim kohën e arritjes së marrëveshje, u shpreh Haziri.

Kur u pyet për mesazhet e takimev nga emisarë, këshilltarë dhe ambasadorë të jashtëm, Haziri tha se qëndrimi i tyre në Kosovë, përfshinë interes të shtuar përveq shtetit të Italisë, me të gjithë kemi raporte miqësore dhe se ata kanë të emëruar emisarë për arritjen e marrëveshjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogun e shohim zgjidhjen e çdo problemi në Kosovë, duke hy këtu edhe qështja e grevës së SBASHK-ut. Ky momentum duhet të kapitalizohet sepse nuk ka normalizim nga ana e Serbisë, dhe se Serbisë nuk i konvenon arritja e marrëveshjes, deklaroi Haziri për Kosova Live.

“Nuk guxon që qështja e targave të bëhet shkak i vonesës së dialogut! Natyrisht, se Serbia bën pengesa sepse dëshiron të shtyj procesin, por procesi duhet të ec që mos të humb durimi”, u shpreh Haziri.

Haziri poashtu, shtoi se vitin e kaluar ka qenë një parti e cila ishte kundër marrëveshjes së dialogut, por se tani nuk ka parti poltike që është kundër.

“Vetëvendosje ishte ajo që për 4 vite rradhazi,, ka humb drejtën e liberalizimit të vizave të Kosovës”, shtoi Haziri gjatë intervistës.

Kur Haziri u pyet se nëse gjatë takimev mes tij dhe Kurtit ka diqka që nuk është bërë e ditur për publikun, ai tha se nuk ka asgje që nuk është plasuar në publik.

“Normalisht se edhe ne i kemi paradhomat tona që bëjm diskutime, analiza të ndryshme mes vete si pozitë dhe opozitë, kërkesa jonë si opozitë është që kësaj qeverisje po i mungon mekanizmi i brendshëm politik që qështjet ti vendosim së bashku për dialog, sepse ne si opozitë i falëm përkrahje qeverisë, gjë që nuk na kanë kërkuar qeveria, por që mbrapa i kemi marrë zvarrë edhe partitë tjera në ndihmesë të kësaj qështje” u shpreh Haziri.

“Kemi një dokument të quajtur platformë 6 pikëshe, por ajo që ne kemi pa është vetëm disa pjesë të saj, dhe jo të plotë. Ndërsa qeverisja 18mujorshe e Kurtit, nuk e ka trajtuar problem primar qështjen e dialogut Kosovë-Serbi! Guximi matet me vendimarrje, nëse nuk ka proces me vendim dhe përfundim do të thotë se mungon kapaciteti i qeverisjes. Kyeministri mundet të krijoj ekipe dhe ekspert për këshilla, pra të kërkoj ndihmë!, tha Haziri për Kosova Live.

Haziri: Primar nga qeveria duam takime përmbyllëse të cilat negocionohen dhe sjellin pakt përfundimtar!

“Mosmarrëveshja Kosovë-Serbi, është peng i zhvillimit të Kosovës qe 22 vite, problem që lidhet me me gjendjen e pasluftës. Pra, problemi është SERBIA”, përfundoi Haziri!

Shpërndaje në

U Kopjua