Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se pavarësisht rënieve numerike në Kuvend, LDK vazhdon të mbajë një peshë të rëndësishme në politikën vendore.
Tutje, ai ka theksuar se LDK-ja ka pasur një rol të rëndësishëm në ndihmën dhe udhëheqjen e proceseve politike pas çlirimit të Kosovës, duke thënë se pa këtë parti nuk bëhen as nuk mbyllen proceset.
“Diçka që LDK-në pas lirisë së Kosovës, e ka përcjellë edhe me formula zgjedhore edhe me formula politike, edhe me angazhime krejt kjo parimi i sulmit në LDK, duke e pasur vetëm një vlerësim peshën që e bartë LDK-ja, edhe kur i ka pasë me një kohë numër të madh të deputetëve edhe kur i ka pasë 49 edhe 25, edhe 13 edhe sot 20, LDK-ja po e runë rëndësinë e vet, pa LDK-në nuk bëhen as nuk mbyllen proceset”, tha Haziri në një intervistë në KlanKosova.