Live

Haziri për vdekjen e Ibrahim Kadriut: Ky burrë i madh e sublimoi kërkesën popullore të Luginës në koordinim me Rugovën

11:35 / 20 Mars 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për vdekjen e Ibrahim Kadriut, organizatorit të Referendumit për bashkimin e Luginës së Preshevës më Republikën e Kosovës.

Haziri ka thënë se Kadriu bashkë me Riza Halimin e kishin sublimuar kërkesën popullore të Luginës në koordinim me Ibrahim Rugovën dhe Tiranën zyrtare.

Sipas Hazirit, bashkimi i Luginës me Kosovën mbetet edhe sot opsion i vetëm dhe i pandryshueshëm.

Postimi i plotë:

Na paska lënë profesori i dashur, Ibrahim Kadriu, i cili ka qenë bartës dhe organizator i Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992, për bashkangjitjen e Luginës me Republikën e Kosovës.

Ky burrë i madh i Kosovës Lindore, bashkë me Rizah Halimin sublimuan kërkesën popullore, duke e drejtuar me mençuri e kujdes, në koordinim me presidentin historik Ibrahim Rugova e me Tiranën zyrtare.

Sot e asaj dite, ky mbetet opsioni vetëm dhe i pandryshueshëm. Profesor, faleminderit!

Shpërndaje në

U Kopjua