Live

Henry Cavill nuk do të jetë më Superman

17:32 / 18 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shpresa paska qenë thjesht fiktive pas “Black Adam”, pasi Henry Cavill, nuk do të jetë më pjesë e universit të DC Comics, në rolin ikonik të Superman.

Ky ka qenë vendimi i drejtorit të ri ekzekutiv të DC, James Gunn, sipas vetë Cavill-it, i cili tha se kishte folur me stafin drejtues dhe situata ishte e tillë, që ai nuk do të kthehej më në botën e superheronjve.

“Pasi nga studioja më thanë në tetor që të promovoja rikthimin tim në rolin aq të dashur për publikut, mora tashmë këtë lajm”, shkroi Cavill në mediat e tija sociale. “Jo gjëja më e lehtë për t’u kapërdirë, por kjo është jeta”.

Vitet e fundit, roli i Superman ishte kthyer në një sagë të vërtetë, pas lënies thuajse në harresë të Cavill dhe daljes që Zac Snyder pati, menjëherë pasi studioja që zotëron të drejtat për DC, Warner Bros, hodhi në treg filmin “Justice League”.

Me shumë kritika, ky i fundit nuk u vlerësua lartë, pavarësisht ndërhyrjes që i pati bërë edhe ish-regjisori i Avengers, Joss Whedon, që i kishte dhënë filmit një tonalitet tjetër, ndryshe nga ai i tipik, i zymtë dhe i errët, që filmat e DC zakonisht kanë.

Mbi të gjitha, kur roli që po kërkohej të rikthehej më së shumti në botën e DC, ishte pikërisht ai i Cavill si Superman.

Përpjekje pati për ta ndërthurur karakterin me “Shazam” së pari, kur pati një dalje të shkurtër në fund, pa fytyrë.

Teksa, gjithçka u duk e kryer me “Black Adam”, kur Cavill veshi sërish kostumin e Superman, për të parën herë pas shumë vitesh.

Megjithatë, shpresa e të gjithëve u shua përfundimisht me vendimin e fundit të Gunn.

Po ashtu, lajmi vjen një ditë pas anulimit të “Wonder Woman 3”, duke lënë kështu jashtë botës DC edhe aktoren izraelite Gal Gadot, e cila ka korrur suksesh të jashtëzakonshëm në karakterin që mori përsipër të portretizonte në dy filma

Shpërndaje në

U Kopjua