Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka thënë se BE-ja është e përkushtuar ndaj dialogut Kosovë – Serbi.
Në konferencë për media të hënën Hipper tha se rruga e dyja vendeve drejt BE-së duhet të shkojë nëpërmjet dialogut.
“Ne po vazhdojmë angazhimin. Emisari i BE-së për dialogu Peter Sorensen po bën vizitën e parë në Beograd. Do të jetë nga sot deri të mërkurën në Beograd. Kur bëhet fjalë për dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të shkojë nëpërmjet dialogu të lehtësuar. Këtu jemi në këtë fazë”, tha Hipper.
E pyetur për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun, Hipper ka thënë se “BE-ja bashkëpunon me gjithë partnerët, përfshirë SHBA-në”.
Ajo ka thënë se ka kontakt me administratën e re amerikane, por nuk ka dashur të hyjë në detaje.