Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë pas mbledhjes së mbajtur sot pasi të njëjtit nuk kanë ndarë asnjë cend për familjet e prekura nga vërshimet.
Hoti në reagimin e tij në Facebook ka thënë se rezerva shtetërore është për situata kur ndodhin shpenzime të paparashikuara.
Ai ka ftuar Qeverinë t’iu ndajë këtyre familjeve një shumë fikse për gjërat elementare të jetës.
“Ftoj Qeverinë tu ndajë këtyre familjeve menjëherë një shumë fikse për gjërat elementare të jetës: shporet, frigorifer, shtrat, tepihë dhe ushqime bazike. Disa familje kanë humbur edhe rrobat e trupit. Ka familje me të moshuar e fëmijë shumë të vegjël, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e vërshuara pa u meremetuar plotësisht. Asnjë meremetim nuk mund të bëhet në këto kushte atmosferike” shkruan Hoti.
Postimi i plotë: