Live

Hoti tregon se pse nuk mori pjesë në mbledhjen e Grupit të ri Parlamentar të LDK-së

15:24 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Avdullah Hoti, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është sqaruar për mospjesëmarrjen në mbledhjen e parë të Grupit të ri Parlamentar të subjektit në të cilën ai bën pjesë.

Në një postim në Facebook, ai ka treguar arsyen se pse nuk ishte në mbledhjen e lartcekur.

“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar”.

“Na priftë e mbara!”, ka thënë Hoti.

Për këtë takim, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se LDK-ja është një zë, një shtëpi dhe një qëllim.

“Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë!”, ka thënë Abdixhiku. 

Shpërndaje në

U Kopjua