Live

Hovenier: Dje Qeveria e Kosovës na ndihmoi të arrinim aty ku tërë bashkësia ndërkombëtare donte 

20:58 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoveiner, e ka vlerësuar punën e Qeverisë së Kosovës për arritjen e marrëveshjes për targat.

Ai në një intervistë për Rubikon, ka thënë se pala kosovare ishte tejet ndihmuese.

“Ne e shohim si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara. Dua ta pranoj se Qeveria e Kosovë dje u angazhuara në një mënyrë që ishte konstruktive dhe të dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj”, është deklaruar Hovenier.

“Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje – një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet”.

Shpërndaje në

U Kopjua