Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, tregoi arsyet se pse partia e saj nuk po e voton të propozuarën e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.
“Është qasja e saj karshi procesit në Hagë, mungesa e hapave të duhur për ta trajtuar çështjen në fjale, gjuha e saj e përdorur.. etj., janë argumente të caktuara që partia jonë nuk dëshiron të këtë një person polarizues në udhëheqje të Kuvendit”, deklaroi Haxhiu në emisionin Ora 7 në Klan Kosova.
“Ka të bëjë në kuptimin e saj si natyrë, e jo si emër. Në LVV besoj që mund të ketë akterë që mund të kenë një rol më konsensual. Kuvendit i duhet dikush që ndërton konsesuse dhe dikush që shtron terren për dialog të brendshëm”, shtoi ajo.
Tutje Hoxha tha se është në dorën e Kurtit që nëse ai do me kryeneçësi ta shtyjë procesin me një person si Albulena Haxhiu, duhet t’i bëjë numrat.
“Le ta krijojë 61-shin, ta krijojë shumicën e thjeshtë në Kuvend dhe ta shtyjë përpara zgjedhjen e Haxhiut, në të kundërtën do të duhej të kishte një mundësi të dytë dhe është dorën e partisë së tij që ta gjejnë dhe ta dinë se kush mund të jetë personi që mund ta bëjë këtë punë”.
“Është situatë pak e turpshme dhe më vjen zor të shkoj në Kuvend duke e ditur që është epilogu i njëjtë, pra emri i njëjtë përsëritet”.
Mënyra se si mund të dalim nga ngërçi është thjesht në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse insistimi i Lëvizjes Vetëvendosje është që të jetë patjetër zonja Haxhiu, atëherë është një rrugë, ta krijojë shumicën e thjeshtë në Kuvend, që i bie 61 vota, dhe brenda ditës mund ta zgjedhë edhe zonjën Haxhiu, edhe qeverinë”, përfundoi Haxhiu.