Live

Hoxhaj: Lajm i mrekullueshëm njohja e Kosovës nga Sudani

21:06 / 12 Prill 2025

Nga Kosova Live

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm, ka uruar dhe ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për punën e saj që ka treguar, pasi Sudani sot e ka njohur Kosovën.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm për Kosovën.

“Mirënjohës ndaj Sudanit për këtë vendim të drejtë dhe falënderues ndaj Presidentes Osmanit për përkushtimin e saj personal!”, ka thënë Hoxhaj. 

Shpërndaje në

U Kopjua