Live

Hoxhaj: PDK gëzon besimin më të madh të qytetarëve

13:16 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

“PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje”. Kështu ka deklaruar të martën përmes një postimin në Facebook, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se “tashmë është provuar se çfarë ndodhë kur posti i kryeministrit iu mbetet partnerëve të koalicionit, andaj një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe në këto zgjedhje”.

“Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit. Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje PDK do të hyjë vetë dhe posti i kryeministrit është i panegociueshëm.

“Ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave tona programore, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim. Qytetari në zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve!”, ka përfunduar shkrimin Hoxhaj.

Shpërndaje në

U Kopjua