Live

Hoxhaj: Rusia po e nxit Serbinë në synimet e vjetra

18:23 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Duke e komentuar shkrimin e gazetës gjermane “Die Welt”, lidhur me kërkesën e Rusisë për hapur një bazë ushtarake në pjesën e Bosnjës dhe Hercegovinës që qeveriset nga serbët, zëvendëskryeetari i PDK-së, Enver Hoxhaj,  ka thënë se  prezenca ruse në rajon po shfaq synimet e vjetra të Serbisë për të dominuar rajonin.

Sipas Hoxhajt influenca e qëllimkeqe e akterëve të huaj n po rritet, derisa Bashkimi Evropian po e anashkalon integrimin e Ballkanit Perëndimor.

 “Influenca qëllimkeqe e akterëve të huaj po rritet, derisa BE-ja po e anashkalon integrimin e Ballkanit Perëndimor. Prezenca ruse në rajon është e rrezikshme dhe po shfaq synimet e vjetra të Serbisë për të dominuar rajonin. Alternativa e vetme për Ballkanin Perëndimor, është NATO”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua