Live

Hyn në fuqi ligji për shtim të kontrollit në internet në Rusi

13:17 / 01 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Ligji i ri për kontrollin e internetit në Rusi ka hyrë në fuqi në mes shqetësimesh se kjo mund të përdoret nga qeveria për të heshtur kritikët.

Në teorinë “interneti sovran” ligji ua mundëson zyrtarëve që ta kufizojë qarkullimin në faqet ruse, shkruan BBC.

Kremlini ka thënë se ky ligj do të mundësojë shtimin e sigurisë kibernetike. Zëdhënësi ka thënë se përdoruesit nuk do të vërejnë ndryshime.

Kritikët frikësohen se Kremlini do të provojë që të krijojë një mur brenda rrjetit të ngjashëm me të Kinës.

Shpërndaje në

U Kopjua