Live

I gjenden pistoleta me gas, policia arreston tre persona në rajonin e Prishtinës

10:32 / 18 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar tre persona, në raste të ndara, pasi u kishte gjetur pistoletë me gas.

Një rast ndodhi në Veternik në Prishtinë pas bastisjes së një veture, ndërkaq në dy raste të tjera bastisjet u bënë në shtëpitë e të dyshuarve në fshatin Llaushë dhe Bajqinë të Podujevës.

Të tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua