Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Fatime Xhemailit, nëna e politikanëve Bajrush e Emrush Xhemailit.
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, e ka quajtur nënën Fatime “heroinë, e cila gjithë jetën e saj e jetoi me dashuri për atdheun dhe sakrificë për lirinë”.
“Me zemër të pathyeshme dhe shpirt të palodhur, ajo rriti dhe edukoi bijtë dhe bijat e saj – Bajrushin, Mustafën, Emrushin, Qamilin, Mufailin, Nazifen dhe Lumnijen – në frymën e përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, duke u bërë shembull i qëndresës dhe guximit.
Amaneti i saj do të mbetet i gjallë në zemrat tona, në rrugën e fëmijëve të saj veprimtarë dhe në kujtesën e përjetshme të popullit tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së saj!”, ka shkruar Krasniqi.