Live

I ka veç 57 vota, VV kërcënon me zgjedhje (VIDEO)

20:22 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Veprimin që do ta kryej, po filmohet nga një bashkëpartiak.

Si dhuratë që Paris Guri i LDK-së e përmendi se do ta votonte për kryetar Kuvendi para ca ditësh deputeti i Vetëvendosje, Agim Bahtiri të premten këtij ia solli një biberon më qumësht.

Peshqeshin që simbolizon moshën e tij të re, Guri më pas e hedh në kosh të mbeturinave.

Krejt kjo në vazhdimin e seancës konstituive që këtë 25 prill pati serinë e 6-të e cila nuk nis pa ardhur edhe Albin Kurti. Por, shefi i VV-së nuk do të nënshkruhet pa rend, edhe kur i kërkohet.

Numri dy në këtë parti, përshëndet nga larg edhe këtë herë grupin e PDK-së.

Në ndërkohë Kurti, duket se gjen një pajtim me deputetin e koalicionit VAKAT.

E për një të tillë, bën thirrje kryesuesi i seancës Avni Dehari krejt në nisje të premten.

Një këso lutje ndaj rivalëve në sallë e ka edhe Glauk Konjufca kur del të propozon kandidaten e njëjtë për shefe të parlamentit për të katërtën herë.

Ndiqeni videon për më shumë:

Shpërndaje në

U Kopjua