Live

I mituri, i dyshuar për vrasjen e Muhamed Likës ishte i dënuar edhe për “dhunim”

21:13 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

I dyshuari i mitur për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika ishte i dënuar edhe për veprën penale “Dhunim”.

Këtë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Gjykata e Ferizajt.

Në përgjigje thuhet se i mituri ndaj të cilit është caktuar sot një muaj paraburgim, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy vite për veprën penale “dhunimi” për të cilën ka të lëshuar urdhërarrest.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se i dyshuari i mitur për rastin në fjalë të veprës penale “Vrasja e rëndë” për të cilën gjykata ka lëshuar Komunikatë për Media dhe ju ka njoftuar se gjyqtari i çështjes ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy (2) vite për veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së për të cilën ka të lëshuar urdhërarrest”, thotë Gjykata në përgjigje, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua