Meteorologu Besim Aliu ka thënë se java që kemi hyrë do të karakterizohet me mot stabil e të nxehtë.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Aliu bëri të ditur se temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, derisa shtoi se vetëm dita e premte parashihet të mbajë më e vranët e madje priten edhe reshje shiu, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo javë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vinë nga pjesa veriore e Afrikës, do të jenë masa të nxehta të ajrit të cilat do të kushtëzojnë një mot kryesisht stabil me temperatura të larta e rreze dielli”.
“Temperaturat minimale do të nisin nga 10 deri në 18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 27 deri në 35 gradë Celsius. Një gjendje e ngjashme meteorologjike pritet të ngjajë deri ditën e enjte, pastaj ditën e premte presim të kemi një ditë pak më ndryshe pasi që në pjesën e parë të ditës do të kemi aty-këtu vranësira, të fokusuara më shumë rreth relievit malor, derisa pasdite pritet shi”, tha Aliu.