Live

I plagosuri në gjendje të rëndë, nga QKUK-ja

12:13 / 17 Mars 2025

Nga Kosova Live

Personi që u plagos sot në një Qendër Tregtare në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore, kështu ka deklaruar për portalin rtv21.tv drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ai tha se viktima është duke u trajtuar dhe janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme që të dërgohet në sallën e operimit.

“Është sjellë një i plagosur me armë zjarri në Qendrën Emergjente, është duke u trajruar te ne, jonë duke u kry ekzaminimet e nevojshme dhe pritët të intervenohët në sallën e operimit në Qendren Emergjente nga ekipët e anestezionit dhe Kirurgjisë, gjendje shumë e rëndë e pacientit”, ka thënë Syla.

Shpërndaje në

U Kopjua