Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se ka kërcënuar anëtarët e familjes së tij për t’i detyruar t’i japin para për blerje të narkotikëve, transmeton klankosova.tv.
I dyshuari ka ushtruar presion psikologjik ndaj familjarëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri.
Pas raportimit të rastit, ai është arrestuar dhe shqoëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.