Një nga ish-rivalët e Peles, Romario, i ka uruar shërim legjendës së futbollit brazilian në një video të fundit në rrjetet sociale.
82-vjeçari, të cilit iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021, u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo më 29 nëntor dhe së fundmi kaloi ditën e Krishtlindjeve atje.
Ndërsa gjendja e tij përkeqësohet, anëtarët e familjes janë mbledhur në spital për të qëndruar me të dhe ish-shokët e skuadrës – dhe rivalët – tani kanë dërguar mesazhe mbështetjeje.
Duke folur për Ge Globo, Romario tha: “Mbreti, bëhu më mirë. Shumë besim. E gjithë bota po kërkon dhe lutet për ty. Shërim!”.
Ndonëse Romario i ka uruar Peles më të mirën në mesazhin e tij të fundit, dy legjendat e futbollit nuk janë parë gjithmonë sy më sy në karrierën e tyre.
Ish-sulmuesit e Selecaos ishin përfshirë në një fjalosje të ashpër që kur Romario e quajti Pelen ‘një poet kur ai nuk flet’ në vitin 2007.
Pele iu kundërpërgjigj shpejt pretendimeve kur tha: “Ka shumë njerëz që nuk e dinë vërtet se çfarë duan dhe thjesht sulmojnë të kaluarën”.
“Por, unë jam katolik dhe besoj se Zoti i ka falur gjithmonë injorantët, kështu që unë i fal injorantët”.
Ashtu si Pele, Romario shihet si një sulmues legjendar brazilian pas karrierës së tij të shkëlqyer ku shënoi 542 gola në 698 ndeshje.