Zlatan Ibrahimovic ka nxitur edhe më shumë spekulime për të ardhmen e tij duke thënë se Milani është shtëpia e tij e dytë, mirëpo e ka quajtur trajnerin Sinisa Mihajlovic të Bolognas një person unik. Suedezi shtoi se ai mund të luajë futboll deri në moshën 50-vjeçare.
Milani dhe Bologna kanë qenë në garë për ta siguruar transferimin e Zlatan Ibrahimovic, që kur ky i fundit bëri të ditur se do të largohet nga klubi amerikan LA Galaxy në dhjetor.
Kuqezinjtë i kanë ofruar tashmë atij një kontratë për 18 muaj, mirëpo suedezi s’e ka pranuar ende ofertën e tyre pasi që dëshiron pagë më të lartë. Megjithatë, tifozët e Milanit do t’i gëzohen deklaratës së fundit të suedezit.
“Milano nuk është qyteti im i dytë, është shtëpia ime e dytë. Kam kujtime të mrekullueshme nga periudha ime atje”, tha Ibrahimovic, në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport.
Përkundër që është afër t’i mbushë 40 vjeç, sulmues suedez është ende shumë i kërkuar në Italia, kur ai e kishte fituar titullin e Serisë me të dyja klubet e qytetit të Milanos – Interin dhe Milanin.
“Nëse ka ndonjë projekt që më stimulon, atëherë unë mund të luajë deri sa të jem 50-vjeçar”, theksoi Ibrahimovici.
“Unë vetëm sapo e kam përfunduar përvojën time në Los Angeles. Ishte fantastike, tani ka dy heronj në të dy botët: unë dhe Giuseppe Garibaldi”.
Megjithatë, ai foli me dashuri edhe për trajnerin e Bolognas, Sinisa Mihajlovic, i cili ka qenë duke luftuar me sëmundjen e leukemisë.
“Unë flas shumë me Sinisan. Ai është shok i imi, një person i jashtëzakonshëm dhe një njeri unik”, përfundoi Ibrahimovici.