Live

Ibrahimovic nuk e pëlqen sistemin në Kampionatin Amerikan

15:36 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Zlatan Ibrahimovic ka kritikuar ashpër sistemin e Superligës se futbollit në SHBA.

Ai nuk e pëlqen sistemin e ‘Play Off’, në të cilin marrin pjesë shtatë skuadra nga Lindja dhe Perëndimi.

“Mendoj se sistemi është i djallosur” ka thënë Ibrahimovic”. “Si mund të kesh mentalitet fituesi, kur krejt çka duhet të bësh është të arrish fazën ‘Play Off’? ” ka thënë suedezi.

“Rezultati duhet të jetë i rëndësishëm në secilën ndeshje, jo vetëm në ‘Play Off’. Këtu mund të dalësh në pozitën 7, të fitosh fazën post-sezonale dhe është në rregull

Shpërndaje në

U Kopjua