Sulmuesi suedez do të rikthehet gjatë këtij muaji tek Kuqezinjtë, pas eksperiencës amerikane me Los Angeles Galaxy. 38 vjeçari i refuzoi disa oferta vetëm për t’u transferuar në San Siro
Zlatan Ibrahimoviq ka arritur marrëveshje për t’ju ribashkuar Milanit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Telegraph”, përcjell Gazeta Express. 38 vjeçari pritet të rikthehet në San Siro në fund të këtij muaji, për të luajtur në Serie A në pjesën e dytë të kampionatit.
Veterani i sulmit i ka refuzuar disa oferta vetëm për t’ju bashkuar Milanit, ku kishte luajtur me sukses vite më parë.
Ish-përfaqësuesi suedez u largua nga Los Angeles Galaxy në fund të nëntorit pasi realizoi 30 gola në sezonin e fundit të kampionatit amerikan.
Rossoneri presin shumë nga Ibrahimoviq pasi po hasin në vështirësi për të shënuar gola këtë sezon.