Live

Igor Simiq: Nuk e votojmë Kurtin, këto rrena u shërbejnë për lojëra të brendshme

16:04 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Lista Serbe ka deklaruar se nuk do ta votojë një mandat të ri të Qeverisë Kurti, përkundër pretendimeve të ditëve të fundit, sidomos gjatë ditës së djeshme ku u përfol për mbështetjen e deputetëve të kësaj partie ndaj Albin Kurtit.

Igor Simiq nga kjo parti deklaroi për Klankosova.tv se ndoshta është dëshirë e bashkëpunëtorëve të Kurtit që LS ta votojë Qeverinë, por sipas tij një gjë e tillë është e pavërtetë.

Ai tha se për qëndrimin e Listës Serbe, VV është në dijeni, por rrenat që kanë dalë u shërbejnë lojërave të tyre të brendshme.

“Duke marrë parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë publikisht se supozimi i supozuar i mbështetjes nga deputetët e Listës Serbe është gënjeshtër e pastër. Ndoshta është një dëshirë e tyre, një insinuatë apo diçka tjetër, por ne e ritheksojmë qartë dhe publikisht se është e pavërtetë.

Ne jemi absolutisht të sigurt që përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë të vetëdijshëm për këtë, por gënjeshtrat që ata përhapin u shërbejnë qartë lojërave të tyre të brendshme, prandaj ne i refuzojmë publikisht.”

Shpërndaje në

U Kopjua