Live

Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha sherr mes vete

09:56 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

I ftuar  në Pushime on Top komentatori i njohur i sportit Dritan Shakohoxha ka njoftuar se ka qenë ai që ka futur Ilda Bejlerin në televizion dhe po ai që ka vendosur ta pushoj nga puna moderatoren.

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër.

Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm, që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga Digjitalb, po ne kemi qenë ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi prapë ne që do e ndërrojmë”, tha Shako.

Ilda ndodhet në pushime në Greqi por nuk ka lënë pa komentuar situatën përmes rrjeteve sociale.

“Nga puna të marrin dhe të heqin pronarët dhe jo komentatorët e ndeshjeve” – shkruan Ilda që e shoqëron këtë deklaratë me një emoji të qeshure me lot.

Shpërndaje në

U Kopjua