Live

Imami kosovar nderohet nga koloneli amerikan

21:27 / 24 Dhjetor 2023

Nga Kosova Live

Imami kosovar, Labinot Maliqi është nderuar me Certifikatën e Mirënjohjes nga koloneli amerikan, në Kampion Bondsteel, Kolonel Kenneth Ross Walker.

Ky është njoftimi i imamit:

E falënderoj sinqerisht Komandantin e Ekipit të Luftëtarëve të Brigadës së 56-të të Këmbësorisë dhe Komandant i Komandës Rajonale të KFOR-it – Lindje 32, në Kampin Amerikan Bondsteel, Kolonel Kenneth Ross Walker, për nderin dhe privilegjin e marrjes së Çertifikatës së Mirënjohjes të cilën ma dhuroj para ndeshjes finale në mes të dy ekipeve tona në basketboll, ”CBS BANDITS”PRISHTINA.

Ky akt i lartë i mirënjohjes qe mu bë, është një frymëzim dhe përkrahje e vazhdueshme për përpjekjet e mia në shërbim të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit të përhershëm me Komandën Rajonale të KFOR-it – Lindje. Një falënderim i thellë për kujdesin dhe udhëheqjen e tij mbresëlënëse.

Shpërndaje në

U Kopjua