Një incident zjarri ka ndodhur mbrëmë në qendër të Rahovecit, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, bashkë me zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e shpërthimit të zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa akoma nuk dihet se a ka të lënduar nga ky incident.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet se shtëpia është bërë ‘shkrumb e hi’.
Kosovalive ka kontakuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.