Live

Incidenti në Zveçan, deklarohet sërish Peci: Policia së shpejti do ta zbulojë grupin

12:44 / 01 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një granatë dore ka shpërthyer mesnatën e së hënës në Zveçan, në Zyrën e Postës së Kosovës.

Ndërsa një tjetër u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga Policia e Kosovës.

Nga kjo ngjarje nuk ka ndonjë person të lënduar.

Lidhur me rastin për Klan Kosova është deklaruar kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Peci tha se këto sulme po janë të shpeshta.

“Sipas informatave të sakta që i kam, është i njëjti grup që po i bën këto sulme”, deklaroi ai për Klan Kosova.

Ai theksoi se qëllimi i sulmeve është të frikësohen qytetarët e kësaj komune.

“Unë e kam një kërkesë ndaj qytetarëve që nuk kanë nevojë të kenë frikë”, shtoi Peci për Klan Kosova.

“Vetë sa kam informacion nga policia e Kosovës ka marr masa dhe së shpejti do ta zbulojë grupin”, deklaroi kreu i Zveçanit për Klan Kosova.

Shpërndaje në

U Kopjua