Live

“Intelektualëve” iu ndalohet udhëtimi për derbin Prishtina – Drita, shkak siguria

14:56 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

FC Prishtina ka njoftuar se ndeshja e radhës ndaj FC Dritës do të mbahet pa praninë e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar.

Njoftohet se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të kushteve të sigurisë në stadium.

“FC Prishtina pas kërkesës në Policinë e Kosovës, ndeshjen e xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndaj FC Dritës, ka vendosur që ta zhvillojë pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar. Klubi jonë kërkon mirëkuptim pasi po përballet me mungesë stadiumi për shkak të punimeve në ‘Fadil Vokrri’ dhe në këto rrethana jemi të detyruar të zhvendosemi në stadiume të tjera”, thuhet në njoftim.
Dueli FC Prishtina – FC Drita zhvillohet të mërkurën nga ora 13:00.

Shpërndaje në

U Kopjua