Live

Inter – Vidal, këto janë zhvillimet e fundit

22:42 / 17 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Inter nuk do ta ketë aspak të lehtë ta transferojë Vidalin.

Negociatat janë duke vazhduar, mirëpo të njëjtat mes Interit dhe drejtuesve të Barcelonës janë duke u komplikuar gjithnjë e më shumë.

Kontaktet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, mirëpo drejtuesit të Barcelonës i kanë bërë me dije agjentit të lojtarit, se nuk e kanë ndërmend ta  lënë kilianin të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ish-lojtari i Juventusi ka shprehur haptazi dëshirën për tu transferuar në Itali dhe për tu bashkuar sërish me Conten.

Mirëpo në këto momente negociatat janë ndërprerë dhe e ardhmja e kilianit pritet të vendoset pas El Clasico, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00./KosovaLive/

Shpërndaje në

U Kopjua