Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë kërkuar suspendimin e një zyrtari policor në Prizren.
Kjo vjen pasi raportohet se i njëjti jashtë detyrës zyrtare, pas përfshirjes në një incident së bashku edhe me një familjar të tij, dyshohet se kanë sulmuar një qytetar duke i shkaktuar lëndime të lehta.
IPK thekson se ndaj zyrtarit policor është iniciuar dhe rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .