Live

Ironia e fatit – Spanja praktikoi 1000 penallti në stërvitje, por nuk arriti ta shënoj asnjë dhe u eliminua nga Maroku

09:14 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar se skuadra e tij ka praktikuar shumë goditje të penalltive përpara Kupës së Botës “Katar 2022”, por nuk u shpërblye pasi ata u eliminuan nga Maroku pikërisht nga ekzekutimi i penalltive.

Spanja është eliminuar nga Kupa e Botës nga Maroku me penallti. Të dy skuadrat luajtën baras pa gola që do të thoshte se duheshin penalltinë për të përcaktuar fituesin.

Luis Enrique pranoi se para ndeshjes skuadra e tij kishte bërë shumë stërvitje, por ai pa lojtarët si Carlos Soler, Pablo Sarabia dhe Sergio Busquets të humbin të tre penalltitë e Spanjës.

“Imagjinoj se ata i kanë bërë detyrat e shtëpisë. Më shumë se një vit më parë, në një nga kampet e Spanjës, u thashë atyre se duhej të arrinin këtu me të paktën 1000 penallti të praktikuar. Nëse prisni derisa të arrini këtu për të praktikuar penalltitë… nuk do të jetë e mjaftueshme”, ka thënë fillimisht Enrique pas eliminimit.

“Është një moment tensioni maksimal, një kohë për të treguar nervat dhe që mund të gjuash penalltinë në mënyrën që ke vendosur, nëse e ke stërvitur një mijë herë. Ajo thotë shumë për çdo lojtar”.

“Është e stërvitshme, e menaxhueshme, si e menaxhon tensionin. Është gjithnjë e më pak fat – portierët kanë më shumë ndikim. Ne kemi një portier shumë të mirë, secili nga të tre mund të bëjë shumë mirë në këtë situatë. Sa herë që mbarojmë stërvitjen, shoh shumë lojtarë që bëjnë penallti”, përfundoi trajneri i Spanjës.

Spanja mund t’i ketë bërë detyrat e shtëpisë në lidhje me penalltitë, por sigurisht që nuk dha rezultat në Katar. Sarabia goditi shtyllën si i pari, ndërsa goditjet e Soler dhe Busquets u mohuan të dy nga portieri Yassine Bounou, i cili ishte heroi për Marokun.

Shpërndaje në

U Kopjua