Live

Ish-ministri Matoshi i bashkohet Nisma-s së Fatmir Limajt!

12:27 / 23 Mars 2024

Nga Kosova Live

Nisma Social Demokrate e nis pranverën me transefere të ‘frikshme’. Ish-ministri, Fatmir Matoshi i është bashkuar partisë së Fatmir Limajt.

Kjo është bërë e ditur nga Nisma përmes një njoftimi në Facebook.

May be an image of 2 people, dais and text

Postimi i plotë:

Ish-ministri Fatmir Matoshi

Mirë se erdhe Fatmir Matoshi!

Mirëseardhje sot në familjen tonë politike i uruam ish-ministrit Fatmir Matoshi. Një intelektual dhe një emër i dëshmuar në këto vite.

Ne jemi të nderuar, që Fatmiri është bashkuar me ne dhe së bashku do të rrugëtojmë në proceset që e presin vendin tonë.

May be an image of 2 people, dais and text

Ardhja e Fatmir Matoshit, një personaliteti të shquar, është dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është adresa e duhur për të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre për vendin.

Ftoj edhe një herë të gjithë ata që janë të pakënaqur me drejtimin që ka marrë vendi të na bashkohen dhe bashkërisht t’i japim një drejtim të ri dhe të hapim një përspektivë të re vendit tonë.

Suksese të përbashkëta!

Shpërndaje në

U Kopjua