Live

Islami: Serbia do ta mbajë të tensionuar veriun deri në marrëveshjen përfundimtare (VIDEO)

13:49 / 01 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një shpërthim ka tronditur Zveçanin mesnatën e së hënës.

Cak ishte zyra e Postës së Kosovës atje.

Nga granata e dorës u shkaktuan dëme materiale, fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Kjo temë u trajtua sot edhe nga Klan Kosova.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, tha në Kosova Today se Serbia do të mundohet ta mbajë të tensionuar veriun, deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

“Marrë parasysh strukturat ilegale të cilat kanë qenë të fuqishme deri para dy viteve dhe kur krahasimisht e marrim sot situatën në të cilën gjendemi, situata është tërësisht e ndryshme”, deklaroi Islami në Klan Kosova.

Shpërndaje në

U Kopjua