PRISHTINË | 16 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
Artistet shqiptare me renome botërore po vazhdojnë të korrin suksese të mëdha.
Revista e njohur Billboard ka publikuar listën e Top 100 “Këngëve më të mira për Vallëzim në Klube” (“Dance Club Songs”).
Në top 10-shen e kësaj liste janë radhitur edhe tre këngëtareve të njohura shqiptare.
Fjala është për Era Istrefin, Bleona Qeretin dhe Ava Maxin.
Kënga “Selfish”, këngë e cila është bashkëpunim mes Dimitri Vegasit, Like Miket dhe Era Istrefit, është radhitur në vendin e 3-ë, transmeton Koha.net. Po ashtu, Qereti është radhitur në vendin e 8-ë me këngën “I Don’t Need Your Love”, ndërsa Max në vendin e 7-ë me hitin e saj “Sweet But Psycho”.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram vet Qereti.
“‘I Don’t Need Your Love’, në top dhjetëshen për vitin 2019. Faleminderit Billboarddance”, ka shkruar Qereti.
Gjithashtu, pjesë e listës janë edhe artisët e njohur si Calvin Harris, Fisher, Pink, Madonna, etj.