Live

Italia ndalon ChatGPT-n

12:19 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Rregullatori i Italisë për privatësi lëshoi të premten një ndalim të menjëhershëm për akses në chatbotin e famshëm të inteligjencës artificiale nga OpenAI, ChatGPT, për shkelje të dyshuara të privatësisë.

Në një deklaratë, Autoriteti Kombëtar Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale tha se ChatGPT “kishte bërë një shkelje të të dhënave më 20 mars në lidhje me bisedat e përdoruesve dhe informacionin e pagesave të abonentëve në shërbimin me pagesë”, transmeton Telegrafi.

Rregullatori kombëtar i privatësisë në Itali urdhëroi një ndalim efektiv të ChatGPT-s, duke akuzuar krijuesit OpenAI për “mbledhje të paligjshme të të dhënave personale”.

OpenAI është urdhëruar të ndalojë menjëherë mbledhjen e të dhënave të përdoruesve italianë derisa të ndryshojë praktikat e mbledhjes së të dhënave.

Autoriteti lëshoi një deklaratë për shtyp këtë mëngjes duke thënë se kompanisë i mungon justifikimi ligjor për mbledhjen e informacionit personal të përdoruesve. Rregullatori gjithashtu thotë se OpenAI gjithashtu nuk ka asnjë mekanizëm për të ndaluar përdoruesit e mitur që të kenë akses në shërbim, i cili “i ekspozon të miturit ndaj përgjigjeve absolutisht të papërshtatshme në krahasim me shkallën e tyre të zhvillimit dhe vetëdijes”.

Kjo nuk është hera e parë që mbikëqyrësi i të dhënave të Italisë ka ndërmarrë një veprim të tillë kundër një chatboti të AI-s. Rregullatori më parë ndaloi aplikacionin chatbot Replika.ai në muajin shkurt.

Shpërndaje në

U Kopjua