Italia është bërë vendi i parë perëndimor që ka bllokuar programin kompjuterik, ChatGPT.
Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha se kishte shqetësime për privatësinë në lidhje me modelin, i cili u krijua nga start-up amerikan OpenAI, i mbështetur nga Microsoft.
Bëhet e ditur s emiliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që nga fillimi i tij në nëntor 2022, shkruan BBC.
Ai mund t’u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhë natyrale, të ngjashme me njeriun dhe gjithashtu mund të imitojë stile të tjera të të shkruarit.
Ndryshe, ka pasur shqetësime mbi rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale (AI), duke përfshirë kërcënimin e saj ndaj vendeve të punës dhe përhapjen e dezinformatave dhe paragjykimeve.
“Ne gjithashtu besojmë se rregullimi i AI është i nevojshëm – kështu që ne mezi presim të punojmë ngushtë me Garante dhe t’i edukojmë ata se si ndërtohen dhe përdoren sistemet tona”, shtoi ai.