Goli më i bukur për vitin 2019 i ka takuar futbollistit hungarez Daniel Zsori.
FIFA i ka ndarë mbrëmë çmimet ‘The Best Awards’ ku në mesin e tyre është edhe goli më i mirë i njohur me çmimin ‘Puskas Award’
Daniel Zsori shënoi një gol të bukur me gërshërë në ndeshjen Debreceni – Ferencvaros.
Goli ishte shënuar në muajin shkurt të këtij viti.
Sulmuesi 18 vjeçar njihet si njëri nga talentët më të madh hungarez.
Ai fitoi në konkurrencë me Lionel Messin dhe Juan Fernando Quinteron.