Live

Ja kur kthehet Kosova sërish në aksion

11:33 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Kosovës e nisi ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 në mënyrë jo të mirë.

“Dardanët” regjistruan dy barazime në dy ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Grupit I kundër Izraelit dhe Andorrës, raporton KosovaPress.

Kosova barazoi 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë, kurse me rezultat të njëjtë 1:1 përfundoi edhe ndeshja e mbrëmshme ndaj Andorrës.

Këto dy barazime e pozicionojnë Kosovën në vendin e tretë në kuotën e dy pikëve, katër sosh larg vendit të dytë Rumanisë, dhe liderit të Grupit I, Zvicrës.

Dy xhirot e para kualifikuese drejt Euro 2024 tani kanë përfunduar, ndërsa Kosova do të rikthehet sërish në aksion në muajin qershor.

Më 16 qershor “Dardanët” zhvillojnë ndeshjen ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, kurse tre ditë më vonë, respektivisht, më 19 qershor, Kosova zhvillon ndeshje si mysafire me Bjellorusinë.

16 qershor 20:45 Kosova – Rumania (Stadiumi Fadil Vokrri)

19 qershor 20:45 Bjellorusia – Kosova

Shpërndaje në

U Kopjua