Live

James Corden i përgjigjet kritikave që ai “kopjoi” një shaka të Ricky Gervais

16:44 / 02 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Ylli televiziv, James Corden bëri shaka teksa iu drejtua postimit të Elon Musk në Twitter në “The Late Late Show”, i cili më pas u akuzua për vjedhje.

Ricky Gervais fillimisht vërejti për vjedhjen e supozuar, por më vonë e fshiu postimin e tij – duke i thënë një përdoruesi të mediave sociale se “filloi të ndjente keqardhje” për Corden për reagimin e ashpër.

James Corden i është përgjigjur kritikave se ai kopjoi një shaka të bërë fillimisht nga Ricky Gervais, duke thënë se ai e tha shakanë “duke mos e ditur” që erdhi nga komediani.

U vu re se shakaja ishte jashtëzakonisht e ngjashme me atë të treguar nga Gervais në shfaqjen e tij stand-up të vitit 2018 Humanity, me një përdorues të Twitter që bashkoi pamjet e të dyjave për krahasim.

Duke iu përgjigjur akuzave, Corden, shkroi në Twitter nga llogaria e The Late Late Show për të thënë se ai “kishte thënë pa dashje një shaka brilante të Ricky Gervais në shfaqje natën e kaluar, padyshim duke mos e ditur se vinte prej tij”.

Gervais e ripostuar postimin pasi mbrojti Corden më herët gjatë ditës në një bisedë me një përdorues tjetër të Twitter-it, i cili pyeti nëse Corden kishte kërkuar leje për të përdorur shakanë- “Jo. Unë mendoj se një nga shkrimtarët ‘e ka menduar” për të,” u përgjigj Gervais. “Unë dyshoj se ai me vetëdije do të kishte kopjuar fjalë për fjalë një rutinë të tillë të famshme stand-up.” Është hera e dytë që Corden është bërë viral në internet javët e fundit, pas një mosmarrëveshjeje me pronarin e restorantit Balthazar në Nju Jork për sjellje të dyshuar të keqe.

Shpërndaje në

U Kopjua