Live

James Rodriguez kërkohet nga Napoli

19:01 / 27 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Mesfushori kolumbian i rikthyer te Reali i Madritit pas huazimit në Bayern, duket se nuk është në planet e trajnerit Zinedin Zidane.

Akoma nuk dihet se fanelën e cilit klub do ta vesh mesfushori James. Mirëpo nuk mungojnë ofertat.

Klubi më i interesuar për blerjen e James duket Napoli.

Trajneri i kësaj skuadre Carlo Anceloti e konsideron Jamesin si një transfer të rëndësishëm që duhet të ndodhë.

Pritet të shihet vendimi i Realit pasi që akoma nuk e kanë qartësuar rolin e Jamesit në klub, por një kalim i tij në Itali duket i mundshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua