Live

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

09:46 / 26 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri ku sipas tij, do të ulet e të bisedojë me sindikatat.

Jasharaj në një intervistë për “Ekonomia Online”ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur “prirje” për të realizuar kërkesat e sindikalistëve.

“Kjo mungesë dhe kjo vonesë e aq më keq që nuk dihet ndonjë datë saktë se kur do të aktivizohet parlamenti dhe qeveri e dalë nga vota e 9 shkurtit. Është normale që krijohen telashe shtesë ngase edhe gjatë katër vitet e Qeverisë Kurti 2 e cila nuk ka pasur ndonjë rezultat të shënuar sepse ka munguar dialogu dhe shumë nga çështjet e ngritura nuk janë përfillur nga kjo qeveri dhe çdo vonesë ndikon që çështjet problemet dhe sfidat të shtohet dhe neve na mbetet të urojmë që të kemi një qeveri që së paku që dinë të qaset dialogu dhe të ulet me sindikata. Na mbetet të urojmë që të mos na ndodh sikur katër vite me qeverisjen e Kurtit që nuk ka ekzistuar fare. Kur kërkesat jo vetëm të sindikatës sonë, por edhe të policisë zjarrfikësve kanë mbetur si kërkesa të publikuara të protestuar, mirëpo nuk kemi pasur ndonjë dialog dhe kjo qeveri që shkoj nuk ka pasur prirje për të realizuar ndonjë kërkesë, dhe kërkesat kanë mbetur të parealizuara dhe gjërat që kanë bërë për arsimit dhe të tjerët nuk kanë qenë marrëveshje me sindikatat kanë qenë sepse qeverisë i ka shkuar në mbetje ta bëjë”.

Tutje, ai ka thënë se pagat në Kosovë janë më të ultat në Ballkan:

“Çështja e parë jemi të përgatitur që ta kemi një ministri që i kupton hallet e sindikatës që do të jetë në biseda kontrata kolektive ngase edhe sektori i arsimit dhe të tjerët nuk kanë kontratë por as punëtorët e sektorit publik nuk kanë marrëveshje kolektive. Këto pagat në Kosovë kanë mbetur më të ulëta në Ballkan dhe si të tilla nuk janë më ato që japin mundësi një punëtori të arsimit dhe të tjerëve të jetojnë pa brenga dhe shumica prej tyre janë në kredi dhe jetesa e tyre është rënduar vazhdimisht”.

“Çdo herë më lehtë është të debatohet dhe të arrihet marrëveshje kur formohet qeveria prej dy ose më shumë subjekteve politike ngase sindikatat më lehtë nëse kanë përplasje me një subjekt që është në qeveri angazhohet që nga subjekti tjetër të gjejë ndonjë njeri që është më i mirë kuptueshëm. Qeveritë që janë dy ose më shumë subjekte janë më të kujdesshme kurse është parë tek ne kur një parti fiton bindshëm dhe e ka qeverinë dhe parlamentin vet sillet me kryeneçësia dhe nuk ka prirje për dialog. Të kemi një qeveri të Kosovës më dy ose më shumë subjekte politike por të kemi një qeveri kur ulet në kolltuk e dinë që e ka votën e popullit dhe ta arsyetojë atë”.

Jasharaj ka përsëritur se nëse vazhdojnë të injorohen, mund të ketë protesta e greva.

“Nëse nuk ndodh kjo do të ketë prapë telashe dhe përplasje dhe nuk mund të përjashtohet se mund të vinë deri në momentet ku anëtarësia jonë mund të kërkojë veprime sindikale të cilat nuk i dëshirojmë por nëse vazhdohet të injorohet kërkesat e punëtorëve më së keqi mund të ketë edhe protesta e greva” – u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua